Haraqija: Vetëm LDK është parti, të tjerat janë dyqane (Video)

Kosova

Haraqija: Vetëm LDK është parti, të tjerat janë dyqane (Video)

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 23:08

Astrit Haraqija ka akuzuar kryetarin e LDK'së Isa Mustafa ,duke thënë se ai bëri koalicion për interes të vet dhe se është në gjendje "me kallë për me ndejtë në karrikë".
Ai ka thënë se nuk e sheh asnjë dallim në mes të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit dhe "nëse bënë të kemi një koalicion me Krasniqin, atëherë pse të mos e kemi edhe me Thaçin". Këtu, ai ka përmendur edhe villën e Jakup Krasniqit duke thënë se ai dikur flite për villën e Rugovës por "shikojeni se çfarë ville ka sot vetë ai në Velani".

Haraqija ka thënë se vetëm LDK është parti ndërkaq të tjerat janë dyqane, por ka folur edhe për mundësinë për ndarja brenda LDK'së.

"Fryma rugoviste ka qenë me i respektu vendimet kushtetuese, në qoftë se Gjykata Kushtetuese ka sjellë një vendim, ne duhet ta respektojmë", ka thënë Haraqija në emisionin "Katrot" në First Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat