Ja pse shqiptarët dhe perëndimi nuk duhet ti harrojnë krimet serbe!

Kosova

Ja pse shqiptarët dhe perëndimi nuk duhet ti harrojnë krimet serbe!

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 21:58

Gjatë vitit 1999, derisa po qëndronte në dhomën e tij në një hotel në Las Vegas, Dr. Noyes duke parë lajmet mësoi për luftën që po ndodhte në Kosovë. Menjëherë i telefonoi organizatës së Mjekëve Pa Kufi dhe u paraqit si vullnetar. Doktori zemërmadh kishte kërkuar që të shkonte dhe të inkuadrohet në radhët e një ushtrie të re, të cilës për herë të parë ia kishte dëgjuar emrin UÇK-së. Përgjigja i kishte ardhur se duhet të pres tre muaj derisa ti jepet leja, ndërkohë ky i kishte telefonuar organizatës Mercy Corps International dhe ishte pajtuar me ta që të nisej menjëherë të nesërmen.
Dr. Noyes Williard Noise, është një mjek DO (do ta shpjegojmë më vonë se çfarë do të thotë) dhe do ta konsiderojmë ashtu si e thamë më parë si një mjek me një zemër të madhe, një mjek që e ndihmoi popullin shqiptar të fitonte lirinë, një mjek që udhëtoi nga ShBA-ja për të qëndruar përkrah një populli në nevojë. Ai ndihmoi shumë refugjatë, shpëtoi shumë jetë dhe ne erdhëm këtu për ta falënderuar dr. Noise për atë që bëri për popullin shqiptar.
Së bashku me intervistën në vazhdime do të botojmë edhe fotografi që paraqesin imazhet rrëqethëse të luftës në Kosovës, dhunës së pamëshirshme serbe. Ato viktima shqiptare, nëpërmjet këtyre fotove që do ti sjellim në ditët në vazhdim, shpjegojnë edhe dhunën e gjithmbarshme serbe, që plasi në stadiumin e futbollit në Beograd dhe ende nuk ka të ndalur, egërsia serbe, që kërkon zhdukjen e shqiptarëve, ndërsa këtyre krokamave fatkeqe u janë bashkuar edhe disa sllavomaqedonas dhe malazias!
Por, pse perëndimi i harroi dhe ai harroi vërtetë gjithë ato mizori serbe të kryera ndaj shqiptarëve në vitet 1998-1999! A është e mjaftueshme një dekadë, që brezat që kryen krime në Kosovë t’i kenë harruar motivet e tyre?!
Ne i dimë, por edhe njerëz shpirtmëdhenj si dr. Noyes, nuk mund ti harrojnë ato.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat