Kosova duhet të çlirohet nga PDK-ja!

Kosova

Kosova duhet të çlirohet nga PDK-ja!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 22 tetor 2014 Në ora: 16:48

Ish eurodeputetja Doris Pak ka shkaktuar sërish një lloj tërmeti në koalicionin LANV, duke kërkuar prishjen e tij dhe krijimin e një koalicioni LDK-PDK. Ndërkohë, që ‘skenaristët’ e politikës në Kosovë, që dje e kanë rikthyer idenë për një ministër konsensual. Njëri prej kandidatëve konsensual, përmendet Mimoza Kusari Lila, por tashmë lista nga këta skenaristë është e hapur, Isa Mustafa nga LDK-ja, por nuk përjashtohet edhe një kandidaturë e oponentit të tij Arben Gashi.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, thotë se, Kosova nuk ka luks të veproj sipas tekeve të secilit deputet evropian, ndërsa duhet të çlirohet nga PDK-ja. “Kosova nuk e ka luksin që të veprojë sipas tekeve dhe preferencave të secilit deputet evropian, por duhet të çlirohet nga kapja që i është bërë nga struktura partiake dhe parapolitike e PDK-së”, thotë Vraniqi për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat