Haxhiu 'akuzon' Presidenten se e ka kunatën e paaftë që punon në QKUK

Kosova

Haxhiu 'akuzon' Presidenten se e ka kunatën e paaftë që punon në QKUK

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 16:24

Qytetarët çdo ditë kanë mundësi të dëgjojnë lloj-lloj deklaratash të çuditshme nga deputetët tanë, saqë të krijohet përshtypja se gjendja e tyre mendore sa vjen e përkeqësohet.
Në këtë kudër ishte sot edhe një deklarate Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo akuzon Presidenten Atifete Jahjagën se e ka të paaftë kunatën që i punon në QKU!!!

Lexojeni deklaratën e saj të plot të Haxhiut, bërë në profilin e saj në Facebook.

Para disa ditëve (17.10.2014) isha në repartin e Gjinekologjisë në QKUK. Aty, tek pranimi i pacientëve, më rastisi ta njohë doktoreshën Arta Kuçi.

Është për keqardhje dhe e turpshme sjellja e saj me pacientë. I trajtonte pacientët në mënyrën më të keqe të mundshme.

Aty arrita të kuptojë që përveç që sjelljet e saj ishin për keqardhje, në dy raste (sa isha aty) ajo as nuk e dinte se çfarë medikamentesh t’i sugjeronte pacientëve.

Më duhet të them se nuk jam në dijeni dhe as nuk kam informacione se në çfarë periudhe është punësuar dhe është bërë doktoreshë por sjelljet dhe padituria e saj shpërfaqë mënyrën e punësimit dhe avancimit në institucione, të njerëzve që janë familjarë të pushtetarëve.

Edhe përkundër faktit që mund të ketë shumë doktorë, motra e infermierë që punojnë me përkushtim, raste të tilla si kjo e fundit fatkeqësisht ka shumë, por bëhet edhe më e dhimbshme kur e kupton që kjo doktoreshë është kunata e Presidentes tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat