Tahiraj: Ja çka bëri SHISH-i dhe SHIK-u për ta penguar luftën në Kosovë?

Kosova

Tahiraj: Ja çka bëri SHISH-i dhe SHIK-u për ta penguar luftën në Kosovë?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 22 tetor 2014 Në ora: 11:45

Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, bashkëluftëtarë dhe bashkorganizator i luftës në Kosovë me Sali Çekajn, thotë për gazetën “Bota sot” se, Qeveria e Tiranes gjatë kohës së luftës, por edhe para sajë, ç'do gjë që ishte nën organizimin e institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga presidenti Rugova jo vetëm që kishin bllokadë totale, por ato luftoheshin në mënyrën më brutale, duke ja pamundësuar aktivitetin politik dhe ushtarak në territorin e Shqipërisë.

“Kjo bëhej më të vetmin qëllim që të bllokohej totalisht veprimtaria e këtyre institucione në mënyrë që autoriteti i presidentit Rugova në popull të bie dhe të ngritën vasalet e tyre që me vite të tëra i kishin përgatitur dhe në momentin e duhur të sillen në pushtet me qëllim që qëndrimi i tyre paternalist ndaj Kosovës të vazhdoj, madje edhe të rritet dhe kështu ti realizojnë interesat e tyre”, vlerëson Tahiraj.

Ai thekson se, pushtetarët socialist ishin të bindur se deri sa presidenti Rugova të jetë në pushtet, kurrën e kurrës nuk do ta arrinin qëllimin e tyre.

“Prandaj tërë energjinë e përqendruan në përkrahjen dhe ngritjen e neokomunistëve kosovarë që me vite të tëra kishin punuar në edukimin e tyre Marksist-Leninist që në momentin e duhur ti hedhin në verim, dhe tani momenti erdhi dhe na dolën si prej nëntoke figura që as katundi i tyre nuk i njihte, madje na u ngritën edhe në gjeneralë pa pasur as edhe një vit shkollë ushtarake, bile as edhe shërbimin ushtarakë nuk e kishin mbaruar”, thotë ai.

Tahiraj thekson se, duke e njohur këtë situatë shumë të vështir institucionet e Kosovës dhe në veçanti Ministria e Mbrojtjes e cila ishte shumë e përgatitur me kuadro ushtarake shumë profesioniste të të gjitha profileve ishte e bindur se vetëm përmes territorit shqiptarë mundë të organizohet një luftë çlirimtare e suksesshme.

“Ajo filloj takimet dhe konsullatat me të gjitha grupimet politike dhe ato te rezistencës së armatosur, të bindur se vetëm të bashkuar mundë të fitojmë këtë luftë të pabarabartë. Në kuadër të këtyre takimeve ministri kolonel Ahmet Krasniqi takoj edhe neokomuniste të grupuar në organizatën e tyre LPK e cila dirigjohej nga Tirana zyrtare përmes SHISH-it. Ishte i vetmi grupim që kishte kërkesa dhe kushte, nganjëherë edhe të pakapërcyeshme, por i bindur se vetëm përmes tyre mundë të depërtonte në Shqipëri, kolonel Krasniqi i plotësonte ato”, pohon Tahiraj.

Tahiraj, më tej shton se, pasë shumë bisedave dhe konsultimeve më në fund u arrit edhe pajtimi për një takim në Oslo, ku tashmë opinioni është shumë mirë i njohur për marrëveshjen e Oslos.

“Pas kësaj marrëveshje edhe pse u pajtuan që Ministria e Mbrojtjes të vendoset në Shqipëri me të gjitha strukturat e sajë, ata kurrë nuk pushuan me veprimet e tyre në pengimin dhe sabotimin e veprimtarisë së sajë në mënyrat më të poshtra. Pengimi i logjistikes nga vendet e tjera, ku portet e Shqipërisë e veçmas aji i Durrësit ishin bllokuesit kryesorë. Aty mundë të kalohej vetëm kë dëshironte Xhavit Haliti dhe sejmenët e tij, njëjtë ishte edhe në aeroportin e Rinasit”, thotë Tahiraj.

Ai thekson se, më pas bastisja e dy lokaliteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe arrestimi i shumë oficerëve dhe sjellja brutale ndaj tyre në stacionet e policisë, arrestimi i Sali Çekut në hotel Kruja, pengesat dhe sekuestrimi i shumë kamionëve me armatim që niseshin drejtë kufirit me Kosovën, kërcënimi me likuidim i shumë veprimtarëve, ushtarëve dhe oficerëve të FARK-ut në teren.

“Vrasje e ministrit të mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqit, Ilir Konushevcit, vite më parë vrasja e Ali Ukës. Vrasja e shumë oficerëve, ushtarëve, figurave politike gjatë dhe pasë luftës, qendrën famëkeqe ku projektoheshin këto likuidime në stilin e OZNA-s famëkeqe e kishin fatkeqësisht në Tiranë. E gjithë kjo bëhej me të vetmin qëllim që i gjithë aparati shtetëror me të gjitha strukturat e tij e që drejtohej nga presidenti Rugova të shkatërrohet dhe në pushtet të vijnë ata partizan që me vite i përgatiti SHIKU”, thotë Tahira.

Ai pohon se, fatkeqësisht kjo edhe u arrit, pasi Kosovën tani e disa vite po e drejtojnë këta vasalë të Klosit dhe shikoni thotë ai, se ku e kanë sjellë, në një mjerim të skajshëm.

“Kjo u arrit edhe falë gabimeve që i bëri dhe po vazhdon ti bëjë një strukturë nënshtruese e LDK-së. Ata dhe këta drejtues të LDK-së kurrë nuk patën guximin ta luftojnë këtë të keqe që e shkatërroj vendin tonë të dashur, por në momente të caktuara kohore me heshtjen e tyre u bënë në një farë mënyre bashkëpjesëmarrëse në këto akte kriminale. Koalicionet jo parimore, me ata që i bënë të gjitha ato dhe këto akte kriminale, dje dhe sot, do të thotë bashkëpunim në këto akte kriminale. Kur e keqja triumfon më përgjegjës janë të mirët që heshtin se kriminelet që fitojnë!”, thotë Saim Tahiraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat