Refuzimi i kërkesës së minoriteteve nga Jahjaga, vendim i drejtë

Kosova

Refuzimi i kërkesës së minoriteteve nga Jahjaga, vendim i drejtë

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 09:46

Refuzimi i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese si rezultat i kërkesës së deputetëve të minoriteteve, ka qenë i pritshëm vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe kushtetuese në vend. Edhe sikur presidentja do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese, ata janë pesimistë se gjykata do të jepte sqarime shtesë për pikën 127.

Analisti politik nga KIPRED-i, Albert Krasniqi, ka thënë se presidentja ka vendosur drejt për të mos iu drejtuar Kushtetueses, për shkak se kjo nuk bie direkt mbi ushtrimin e kompetencave të presidentes, por bie mbi mandatin e deputetëve. Nëse deputetët kanë paqartësi me vendimin, atëherë sipas tij, ata mund të kërkojnë direkt nga Gjykata Kushtetuese sqarime shtesë.

“Edhe sikur presidentja t’i drejtohej kushtetueses, nuk besoj se do të merrej parasysh një kërkesë të tillë, për shkak se Gjykata vetëm e ka dhënë një interpretim. Por edhe nëse do ta bënte një interpretim të ri nuk mund të prisnim zgjidhje të problemit për shkak se në esencë vendimi mbetet i njëjtë dhe nuk mund të këtë ndryshim nga vendimi që është dhënë paraprakisht”,ka theksuar Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat