Blerandi mbetet pa shtëpi – gjen strehim te “miqtë”

Kosova

Blerandi mbetet pa shtëpi – gjen strehim te “miqtë”

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 08:40

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Blerand Stavileci dallon shumë nga bashkëpartiakët e tij milionerë.
Ai madje nuk ka as shtëpi të tij. Familja e tij ka një banesë dy dhomëshe, por ai që nga martesa ka jetuar në një banesë me qira.

“Zëri”, ka mësuar se Stavileci së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tij është duke jetuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij, pasi që kushëriri i cili ia kishte lëshuar banesën me qira, ia ka kërkuar Stavilecit që t’ia liroj atë.

Si duket Stavileci nuk ka pasur se ku tjetër të shkoj dhe janë “miqtë”, ata të cilët i kanë bërë konak.

Ky është një argument i mjaftueshëm që dëshmon se ky është nga të paktë zyrtarë nga PDK që nuk është pasuruar në krah të politikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat