Mimoza do ta braktiste komunën, po t'i ofrohej pozita e Kryeministres Konsensuale

Kosova

Mimoza do ta braktiste komunën, po t'i ofrohej pozita e Kryeministres Konsensuale

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 23:57

Mimoza Kusari-Lila ka thënë se po t'i ofrohej pozita e kryeministres konsensuale, do ta braktikste komunën.
Megjithëse ka përmendur se do të ishte një sakrificë po t'i kërkohej një gjë e tillë.

"Uroj të mos më vijë dita mua apo dikujt të bëhet një zgjidhje jashtë sistemit, për shkak se po gjendet një zgjidhje jashtë procesit demokratik. Do të ishte sakrificë jo vetëm për mua por edhe për komunën e Gjakovës sepse komuna ka hyrë në një trend zvhillimi që është i pandalur", ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila: Kokëfortësia e Bllokut dhe PDK'së, i bën fajtorë për situtaën e krijuar të dy palët

Kryetarja e Gjakovës dhe nënkryetarja e AKR'së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se të gjithë janë fajtorë për ngërçin e krijuar.

Kusari Lila ka thënë në emisionin Top Show se Kosova është në një situatë shumë të vështirë.

"Vendi po humbë shumë, uroj të mos vijë dita dikush të bëjë sakrificë jashtë sistemit. Ngërçi politik po i kushton Kosovës shumë, jo vetëm në kuadër të projekteve ekonomike. Mos të harrojmë elementin e bashkëpunimin ndërkombëtar. Çka tregon kjo për krerët politikë kosovar", ka thënë Kusari Lila.

"Besoj se të gjithë e kanë përgjegjësinë. Kokëfortësia ka lindë me një proces që ka lindur me një koalicion të çuditshëm që iu bashkua edhe Vetëvendosja. Nuk po e shohin që po i bëjnë një njeri më të rëndësishëm duke bërë kaq shumë kundër tij", ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se meqenëse të gjithë kanë një kokëfortësi si PDK'ja ashtu edhe Blloku, të gjithë bëhen fajtorë për situatën e krijuar.

"Ekziston një kokëfortësi e subjekteve tjera që nuk duan të bashkëpunojnë me PDK'në dhe në anën tjetër PDK'ja që nuk e lëshon qeverinë, të gjitha palët e kanë fajin. Të gjithë që janë pjesë e këtij procesi janë fajtorë", ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat