Skandal: Raporti i Progresit me ‘copy paste’

Kosova

Skandal: Raporti i Progresit me ‘copy paste’

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 20:29

Javë më parë, Komisioni Evropian publikoi raportet e progresit për vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën. Por, diçka që u vërejt ishin disa faqe të këtyre dokumenteve për Kosovën e Serbinë. Së paku në tri faqe ku flitej për normalizimin e marrëdhënieve dhe kriteret politike, nuk ndryshon asnjë shkronjë, asnjë pikë e asnjë presje, pavarësisht se raportet janë të ndara dhe flasin për dy shtete.
Bëhet fjalë për dy shtete të ndryshme, por vlerësimi është thuajse i njëjtë për to.
Raporti i Progresit për vitin 2014, përkatësisht pika 1.3 për Kosovën dhe pika 1.4 për Serbinë nuk dallojnë nga njëra-tjetra. Ndër të tjera, dokumenti nxjerr konkluzione të njëjta sa i përket normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përkthimi i raportit:
Në raportin për Kosovën, në pikën 1.3 flitet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Aty tregohet se si Kosova organizoi zgjedhje të parakohshme në qershor, se si kryeministrat e Kosovës e Serbisë patën gjashtë takime ndërmjet shtatorit 2013 deri marsin 2014.
Në pjesën tjetër të kësaj faqeje vazhdohet me bashkëpunimin e Serbisë me EULEX-in e përfundohet me faktin se zgjedhjet e jashtëzakonshme në të dy vendet kanë ngadalësuar progresin.
Në pikën 2 flitet për kriteret politike ku në përgjithësi në fokus janë zgjedhjet, mbështetjen që parlamenti u jep çështjeve të rëndësishme, qeverisjen e administratën publike.
Por të njëjtat fjali dhe të njëjtat çështje janë edhe në Raportin e progresit për Serbinë. Pikë për pikë, kur flitet për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe Kriteret Politike, ndryshon vetëm renditja. Derisa në raportin për Kosovën ato janë të vendosura në pikat 1.3 dhe 2, në atë për Serbinë janë në pikat 1.4 dhe 2.
Këtë fakt e shohin si diçka normale zyrtarët e BE-së në Prishtinë. Ata thonë se bëhet fjalë për dy vende, por për proces të njëjtë!
“Është normale që kapitujt 1.3 të Raportit të Progresit për Kosovën dhe 1.4 të Raportit të Progresit për Serbinë janë identike pasi të dy raportet raportojnë për procesin e njëjte, përkatësisht për “Normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.
Ndër të tjera në përgjigjen e zyrës së BE-së thuhet:
“Raporti i Progresit prezanton pikëpamjen e Komisionit Evropian në këtë proces dhe jo atë të njërës palë. Sa i përket kapitullit 2 kur raportohet për kriteret politike, mund ta shikoni përmes një leximi të thellë se përmbajtja e këtij kapitulli në dy Raportet e Progresit është e ndryshme. është vetëm struktura e përgjithshme e tre paragrafëve (siç mund të shihet në tabelën e përmbajtjes) ajo që është e njëjtë”.
Por, njohësit e çështjeve të integrimeve thonë se është joserioze që vlerësimet të jenë të njëjta kur dihet që Kosova krahas Serbisë ka qenë shumë më shumë konstruktive në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat