Kryeziu i del në mbrotje Matoshit: Halil je i madh!

Kosova

Kryeziu i del në mbrotje Matoshit: Halil je i madh!

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 19:09

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu i ka dalë në mbrojtje deklratatve të mbrëmshme të analistit Halil Matoshi.
Kryeziu e ka vlerësuar larg Matoshin, duke thënë se ai është shumë vjet përpara atyre që e kritkojnë. Matoshi, sipas Kryeziut, është njëri nder figurat kosovare i cili ka frymëzuar shumë prej nesh për patriotizëm e atdhedashuri.
Lexojeni të plotë reagimin e Kryeziut
Sipas Halil je i madh, jo me shtat por me vlerë, me vite përpara, ky është ,,faji” i yt.
Shumë që po vjellin vrerë kundër Halil Matoshit, jam i sigurt se shumë nga ta, një pjesë të frymëzimit për rezistencë e patriotizëm për atdheun e kanë nga Halil Matoshi, e sidomos ata që kanë ditur lexim dhe para viteve të 90-ta. Edhe as sot nuk e kam asnjë dyshim se këta njerëz për një periudhë të shkurtër do ti prezantojnë si vlera mendimet e Halil Matoshit dhe këtij Halilit që sot po duan me e kryqëzua.
Jam i sigurt për dy të parat, po aq sa jam i sigurt se patriotizmi i këtyre njerëzve nuk është krejt vlerë e patriotizëm sa ka Halili, sepse Halili për dallim prej shumë sosh ka krijua vlera të lirisë të këtij vendi, vlera ku gjithçka jepet për vendin dhe asgjë nuk i merret vendit. E shumë nga këta që po e kryqëzojnë sot Halilin dje kanë dhënë pak për vendin, por sot vendit janë duke i zënë frymën, duke ja marrë të gjitha.
Për ata nga Shqipëria, skam çka mendoi, sepse ata jo vetëm për Halilin, por as për Kosovën deri më 1999 nuk kanë ditur asgjë edhe vazhdojnë të dinë dhe sot shumë pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat