Kelmendi e quan gjysmë-serb Lubonjen dhe të tjerët që mendojnë si ai

Kosova

Kelmendi e quan gjysmë-serb Lubonjen dhe të tjerët që mendojnë si ai

Nga: M.Lakna Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:06

Analisti Jeton Kelmendi, ka reaguar lidhur me debatin që ka shpërthyer pas ndeshjes së futbollit Shqipëri - Serbi.
Përmes një postimi në rrjetin social thekson se incidenti incidentet në Beograd dëshmuan se shqiptaret dinë të bashkohen dhe të jenë njëzëri.
“Jo secili qe flet shqipen dhe I thotë vetes shqiptar është i tillë. Incidentet në Beograd përveç që shfaqën fytyrën e vërtetë të Serbisë në sytë e Evropës, dëshmuan se shqiptaret dinë të bashkohen dhe të jenë njëzeri, Jo kundër askujt, por në mbrojtje të qenies kombëtare. Por çuditem me disa Lubo-nja dhe do analista që në emër të një modernizmi apo ku ta di kush, flasin edhe më zi se serbët e vuçiçeve e daçiçeve, si duket nga çka u shkrua në mendje se ky far Vuçiçi na qenka 'melez' gjysmë shqiptar gjysmë serb dhe këtu po mendoj se ky far lubo-nja dhe lobonjasit tjerë si ky janë melez, prandaj janë të tillë. Ajo që më habit është pse këta meleza gjenetik janë kaç superserbë politikë”,shkruan Kelmendi në fb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat