Hoffman: Zgjidhje e zgjuar e të dy palëve për shtyrjen e vizitës në Beograd

Kosova

Hoffman: Zgjidhje e zgjuar e të dy palëve për shtyrjen e vizitës në Beograd

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 13:58

Një përpjekje nga të dyja palët për pajtim dhe qetësim të situatës e cilësoi ambasadori Gjerman Helmut Hoffman shtyrjen e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Serbi.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin”Se bashku drejt BE” Hoffman theksoi se në rrethana fatkeqe është e zgjuar të shtysh një vizitë të rëndësishme.

“Shqipëria vlerësohet për rolin e moderuar që ka luajtur për shumë vite në rajon. Në këto ditë jo fort emocionuese mund ta shohësh se asnjë gjë nuk merret gratis por duhet përpjekje nga të gjitha palët për pajtim. Në rrethana fatkeqe është e zgjuar të shtysh një vizitë të rëndësishme.

Është e rëndësishme që të vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë konstruktive. Ditët dhe javët në vazhdim do përdoren në mënyrë domethënëse. Kjo ngjarje na ndihmon për të parë prioritete strategjike dhe si do jemi të angazhuar në të”- u shpreh Hoffman.

Më tej ai vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në projekte të rëndësishme si ato për energjinë.“Angazhimi gjerman është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme mes dy qeverive që takohen në mënyrë të rregullt. Shqipëria mund të luaj një rol të rëndësishëm në projekte të përbashkëta. Kemi rënë dakord në shumë marrëveshje me Gjermaninë.

Marrëveshja për energjinë dhe ndërtimi i linjës së energjisë me Malin e Zi dhe Kosovën e cila është strategjike. Kjo linjë strategjike u vendos në punë për të furnizuar shumë shqiptarë me energji. Që nga viti 1992 janë rregulluar dhe rehabilituar sistemi i furnizimit me ujë duke shpenzuar miliona euro për qytetarët shqiptarë. Po punojmë shumë afër me partnerët tanë shqiptarë dhe vlerësojmë bashkëpunimin me ta”- u shpreh ambasadori Gjerman

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat