Nexhmedin Spahiu: Miqtë e Kosovës, në vend që të na edukojnë, na kanë imponuar!

Kosova

Nexhmedin Spahiu: Miqtë e Kosovës, në vend që të na edukojnë, na kanë imponuar!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 21 tetor 2014 Në ora: 10:35

Publicisti dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu, thekson për gazetën “Bota sot” se, Republika e Kosovës është ngrit në mënyrë të panatyrshme, kurse vullneti i popullit për të pasur shtet ka qenë i natyrshëm.

Spahiu, pohon se, çdo shtet i Ballkanit është ngritur me përkrahjen e miqve të tyre, kurse kontributi i miqve të Kosovës është më i madh sesa ai vetanak.

“Kosova është shtet i ngritur në mënyrë të panatyrshme. I natyrshëm ka qenë vetëm vullneti i qytetarëve për të pasur shtet, por jo edhe ngritja e tij. Çdo shtet ballkanik është ngritur me ndihmën e miqve të tyre, por në rastin e Kosovës kontributi i miqve të saj është më i madh se ai vetanak”, potencon Spahiu.

Spahiu thekson se, miqtë e Kosovës, ne vend që të na edukojnë, ata na kanë imponuar, duke u treguar si prindër që janë përkujdesur për fatin tonë, ndërsa tash po kërkojnë nga ne hapa të pavarur, e po harrojnë se si na kanë edukuar.

“Në shumë hapa shtetet mike në vend se të na edukojnë për domosdoshmërinë dhe interesin e atij hapi për ne ata thjeshte na kanë imponuar. Thjeshtë aleatet tanë janë treguar si prindër që janë përkujdesur për fatin tonë por shpesh në vend të edukimit kanë përdorur kërcënimet. Dhe tani po kërkojnë nga ne hapa të pavarur, por po harrojnë se si na kanë edukuar”, thotë Nexhmedin Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat