Barbaria serbe nuk e prish imazhin e bekuar të shqiptarëve nga Papa Françesku!

Kosova

Barbaria serbe nuk e prish imazhin e bekuar të shqiptarëve nga Papa Françesku!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 20 tetor 2014 Në ora: 16:52

Ndeshja futbollistike e zhvilluar javën e kaluar në Beograd, në mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre nga incidentet e tifozerisë barbare serbe, ku dhjetëra nga ta kanë hyrë në fushë duke i sulmuar futbollistët shqiptarë, tash nga vetë serbët po përdorët, dhe po përpiqen që ta dëmtojnë imazhin e shqiptarëve. Shqiptarët filluan ta kenë një imazh të ri dhe të mirëpritur nga Evropa dhe bota, pas bekimit dhe lartësimit të shqiptarëve nga Papa Françesku gjatë vizitës që bëri në Shqipëri. Pritja madhështore e Papa Françeskut në Shqipëri dhe deklaratat e tij se Shqipëria nuk është një vend mysliman, por evropian duhet të ketë shkaktuar shumë dëshpërim në Beograd.

Analisti Nijazi Muhamedi, deklaron se, ndodhjet antishqiptare në Stadiumin e Beogradit japin shenja se kjo nuk është plasje e një rastësie, por e një intrige serbe të menduar gjatë dhe që mund të zgjasë gjatë e me sekuenca, për të mos e shpaluar ose për ta turbulluar që në fillim, si e kanë zakon serbët, se përse e bëjnë dhe ku e kanë vënë mendjen të dalin, dhe gjithnjë e hedhin larg sebepin e tërbimit të vërtetë, që është një dredhi diplomatike e njohur e serbëve kundër shqiptarëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat