Heshtja e çuditshme e Prishtinës para sulmeve shoviniste të Beogradit

Kosova

Heshtja e çuditshme e Prishtinës para sulmeve shoviniste të Beogradit

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 11:10

Politikanët e Prishtinës, nga pozita dhe opozita, partitë e mëdha dhe ato të vogla kanë vazhduar që të jenë vetëm vëzhgues pasiv të konfliktit të përmasave planetare mes Tiranës dhe Beogradit. Ishin vetëm disa gjysmë deklarata të politikanëve kryesorë të vendit pas “Betejës së Beogradit” që dënuan dhunën serbe atje dhe asgjë më shumë.

Tashmë bëhen gadi dy javë që mediat dhe opinioni e kanë harruar bile edhe vet krizën politike në Kosovë dhe nën ethe përcjellin dhe komentojnë të gjitha sulmet raciste të politikës dhe medias së Beogradit ndaj shqiptarëve- dhe atë jo vetëm atyre të Shqipërisë, por edhe, apo sidomos të Kosovës, kurse politikanët kyç të Prishtinës vazhdojnë ta fusin kokën nën rërë dhe të mos u përgjigjen as akuzave të Nikoliqit, Vuçiqit e Daçiqit e as afronteve shoviniste të mediave serbe.

Dorën në zemër, aty këtu ka patur edhe ndonjë reagim por kryesisht nga politikajë të rendit të dytë- si Shpend Ahmeti, Jakup Krasniqi apo edhe Edita Tahiri.

Gjithsesi, Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj etj. kanë lëshuar nga një gjysmë zëri apo edhe s’kanë folur fare- siç është rasti me Jahjagën për këtë temë.

Mos u frikësoni prej “miqve ndërkombëtarë” politikajë të Kosovës! As nga trazirat e mundshme ndaj serbëve në Kosovë. Ishte ndeshje futbolli. Dhe jo vetëm. Në fakt ishte dëshmia më e mirë e mundshme për të parë se kë e kemi fqinj: atë që e kemi patur gjithmonë- një Serbi ende të zhytyr në mentalitetin e saj shovinist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat