Deputetët po marrin paga për punën që nuk po e bëjnë, e për të cilën paguhen

Kosova

Deputetët po marrin paga për punën që nuk po e bëjnë, e për të cilën paguhen

Nga: H. Orana Më: 20 tetor 2014 Në ora: 09:45

Kosova është futur në një ngërç politik qysh para zgjedhjeve të 8 qershorit. Madje ishte vet ngërçi që shkaktoj zgjedhjet e parakohshme. Por fatkeqësisht ato vetëm sa e përkeqësuan gjendjen në vend. Kaloj e tëra stina e verës dhe Kosova nuk arriti të krijoj institucionet.

Brenda kësaj periudhe 5 mujore ndodhi çka nuk ndodhi në Kosovë dhe arriti që edhe problemi më i vogël të marr vëmendjen, e të harrohet për pak kohë çështja e krijimit të institucioneve. Kosova tash e pesë muaj ka mbetur pothuajse e ‘akullt’. Derisa deputetët nuk janë në gjendje ende të gjejnë një zgjidhje, ata marrin paga për punën që nuk po e bëjnë. Duket se në Kuvend po ecin vetëm pagat e tyre.

PDK-ja asesi të lëshoj rrugën duke u thirrur në atë që është partia e parë e dal nga zgjedhjet. PDK-së i ka mbetë vetëm epiteti si parti e parë, ngase ajo më nuk disponon shumicën, të cilën ia ka marrë koalicioni pas zgjedhor, LDK-AAK-Nisma e Vetëvendosje. Këta të fundit e kanë të pamundur krijimin e institucioneve derisa PDK-ja nuk u lë hapësirë, dhe çdo tentim i tyre po vlerësohet si antikushtetues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat