Ramadani: Mosthirrja e seancës, sulm shkatërrues ndaj Kuvendit

Kosova

Ramadani: Mosthirrja e seancës, sulm shkatërrues ndaj Kuvendit

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 18:27

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se mosthirrja e seancës së Kuvendit është sulm shkatërrues ndaj Kuvendit.

Ramadani nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se kësaj situate në të cilën ndodhet vendi është duke i ardhur fundi.
“Mosthirrja e seancës së Kuvendit është hiq më pak se sulm shkatërrues ndaj Kuvendit.
Kësaj situate po i vjen fundi!”, ka shkruar Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat