Kjo është fytyra e vërtetë e fashizmit serb!

Kosova

Kjo është fytyra e vërtetë e fashizmit serb!

Nga: Mimozë Lakna Më: 19 tetor 2014 Në ora: 16:59

Ndërkohë që ende nuk dihet saktësisht se cili do të jetë epilogu i ndeshjes Serbi-Shqipëri e cila u ndërpre për shkak të shpërthimit të dhunës nga huliganët serb ndaj futbollistëve shqiptar, urrejtja serbe ndaj popullit shqiptar ka marr hov gjithandej.

Serbët edhe gjatë ndeshjes ndërmjet dy klubeve lokale, kanë treguar për urrejtjen ndaj shqiptarëve me thirrjen “Vritni shqiptarët”, si dhe djegien e flamurit kombëtar Shqiptar.
Nuk po kursehen as qytetarët shqiptarë që jetojnë në Serbi. Atyre po iu digjen bizneset me të cilat mbesin gjallë.
Lidhur me këto ngjarje ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, derisa ka heshtur ajo e Kosovës, ndonëse shumica e qytetarëve shqiptarë në Serbi, potencialisht i bie të jenë pjesë e Kosovës, por edhe shtetas të saj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat