Xhavit Haliti: Ka shenja të zhbllokimit

Kosova

Xhavit Haliti: Ka shenja të zhbllokimit

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 15:18

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, vlerëson se ka lëvizje në drejtim të zhbllokimit të institucioneve.

Ai në një prononcim për media, ka komentuar takimet e fundit të kryetarit të PDK-së,Hashim Thaçin me kreun e LDK-së Isa Mustafa dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Unë po besoj që ka lëvizje në drejtim të zhbllokimit të situatës, ka lëvizje pozitive, si nga presidentja por edhe nga liderët vet për të zhbllokuar situata”, ka thënë ai.

Sipas tij, duhet që sa më shpejt të bëhet krijimi i institucioneve të vendit.

“Sa më shpejt aq më mirë. Mendoj që partitë e Bllokut duhet të bazohen në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për ti hapë rrugë duhet ta votojnë kandidatin e Partisë Demokratike për kryetar të Parlamentit. Ky është hapi i parë që duhet të mendohet, pastaj çështja e krijimit dhe formimit të Qeverisë është e paraparë edhe me Kushtetutë edhe me vendime të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Haliti.

Ai, poashtu, ka komentuar ndejën e ambasadës së SHBA-së mbrëmë në njërin prej lokaleve të kryeqytetit . Sipas Halitit pritjet që i bënë ambasada e amerikës askush nuk duhet t’i refuzoj ftesat.

“Ata (liderët v.j.) kanë biseduar dhe kam dëgjuar që janë takuar dhe ia kanë dhënë dorën njëri tjetrit, por unë nuk e di nëse ka pas ndonjë marrëveshje.

Ndryshe, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka bërë bashkë përsëri edhe sot krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së me rastin e “Darkës ë Lamës” që është mbajt në qytetin e Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat