Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me El Salvadorin

Kosova

Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me El Salvadorin

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 13:32

Kosova ka nënshkruar marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së El Salvadorit.
Marrëveshja është nënshkruar në nivel të shefave të misioneve, respektivisht ndërmjet Konsullës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Vlora Çitaku dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të El Salvadorit në Kombet e Bashkuara, Ambasador Ruben I. Zamora.

Pas njohjes së Kosovës nga El Salvadori, lidhja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve është një tjetër hap i rëndësishëm që dëshmon interesin politik të dy vendeve për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, kulturor etj.

Ky ishte konstatimi i dy përfaqësuesve shtetëror ndërsa ata u pajtuan për intensifikimin e takimeve dhe vizitave bilaterale me qëllim të shfrytëzimit të mundësive me interes të dyanshëm.

Po ashtu, duhet nënvizuar faktin që Ambasador Zamora (ish-Ambasador në Uashington DC) ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së tij për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e njohjeve të reja nga hemisfera perëndimore e globit.

Me këtë, numri i shteteve me të cilat Republika e Kosovës ka nënshkruar marrëdhëniet diplomatike deri më tani arrin në 70.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat