Murphy vazhdon sot vizitat në Kosovë

Kosova

Murphy vazhdon sot vizitat në Kosovë

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 09:21

Senatori amerikan Christopher S. Murphy, në ditën e tij të dytë të vizitës së tij në Kosovës, do të takojë sot zyrtarë të qeverisë dhe shoqërisë civile.
Ky takim do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit, ndërsa më vonë ai do të mbajë ligjëratë me studentë të Universitet Amerikan në Kosovë.

Murphy është pritur dje nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, me ç’rast është informuar për të gjithë situatën në Kosovë.

Ndërsa në mbrëmjen e kaluar, ai ka qenë nikoqir i Ambasadës së Amerikës në Kosovës, e cila i kishte organizuar një ndejë në një lokal nate në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat