Ambasada Amerikane bën bashkë Jahjagën, Thaçin e Mustafën

Kosova

Ambasada Amerikane bën bashkë Jahjagën, Thaçin e Mustafën

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 21:53

Vetëm para pak çastesh në një koktej të organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, të pranishëm janë parë presidentja Atifete Jahjaga, lideri e PDK-së, Hashim Thaçi, dhe ai LDK-së, Isa Mustafa në njerën prej kafiterive të kryeqytetit, transmeton Indeksonline.
Nuk dihet nëse ky takim i kësaj treshe, ka ndikuar në gjetjen e zgjidhjes për ngërçin politik në vend.
Vlen të theksohet se ky takim ‘festiv” në orët e mbrëmjes së të premtes, vjen pas takimit të presidentes Jahjaga me senatorin amerikan Murphy.
Indeksonline ka arritur të sigurojë fotografitë e këtyre tre zyrtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat