Maloku: Pse po hesht Qeveria dhe Presidentja ("e zarfit")?

Kosova

Maloku: Pse po hesht Qeveria dhe Presidentja ("e zarfit")?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 17 tetor 2014 Në ora: 19:43

Prof. Dr. Fadil Maloku për gazetën “Bota sot” se, heshtjën apo indeferencen e qeverisë dhe Presidentes (së “zarfit”) ndaj gjithë këtij vreri shovinist serb mendon se duhet kuptuar në disa rrafshe.

“1. I pari, që ka të bejë me “aranzhimet” apo obligimet që në akoma s’i dijmë nëtakimet e shpeshta të Brukselit (!) që kanë marrë këto dy institucione kyçe të Republikës së Kosovës. Takime, këto që ishin në disfavor të Kosovës edhe për shkakun se: militarizmi dhe shovinizmi serb u shpërblye me koncesionet e ditura për publikun e gjërë...,nderkaq, pala shqiptare u kënaq me edhe ato pak “selfie” me qeveritarët serb dhe me fasadën që i shërbeu qeverisë serbe për një Serbi Europiane!

2. Rrafshi tjetër, kujtojë unë ka të bëjë me keqkuptimin apo eventualisht edhe agjendën e mundeshme që mund ta keq qeveria për diskursin e Europës Europiane, e të cilin Projekt, padyshim që logjika Amerikane dhe ajo Europiane e përceptojnë nga kendeveshtrimi i interesave strategjike, por, jo edhe sish kombëtare e qytetare, siq deshirojmë ta shikojmë ne!

3. Dhe rrafshi i tretë, që mendojë unë se qeveria aktuale e ka dronë e reagimit të publikut të brendshëm, që kujtojë unë se është një gabim i madhë poqese është e vërtetë kjo! Edhe për shkakun thjesht se kjo qeveri edhe cilado qoftë ajo “fuqinë”, të drejtën, legjitimitetin apo thënë më thjesht mandatin, e merr dhe do ta marrë gjithënjë nga publiku dhe qytetaria kosovare, e jo edhe nga ndonjë “zarf” tjetër! Koha e “zarfave” definitivisht po perëndon! Gjeneratat e reja, tani pas gati dy dekadave më s’do durojne elitat servile e pakurrizore të negocojnë për fatin e shtetit dhe kombit! Ata tani e tutje me këto ngjarje duhet të kuptojne se të qëndrosh prapa qytetarëve të vete e ka kuptimin edhe të mbrojtjes sëinteresit jo vetëm nacional, por, edhe të atij kombëtare”, thotë profesori Fadil Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat