Gladiatorët shqiptarë përballë tigrave modern serbë!

Kosova

Gladiatorët shqiptarë përballë tigrave modern serbë!

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 17:11

Nëse disa evropianë zyrtarë të lart nuk po arrijnë ta kuptojnë situatën reale në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ata duhet pak të shfletojnë histori, për të parë se për çfarë përdoreshin arenat e tilla, para publikut, dhe perandorit. Për kënaqësinë e publikut dhe të perandorit luftonin gladiatorët ndërmjet vete, por kur kjo kënaqësi nuk ishte e mjaftueshme, me kërkesën e perandorit, për gladiatorët e padëshiruar lëshoheshin në arenë tigra apo luanë.
Të martën në stadium ishte presidenti i Serbisë me gjithë stafin e tij. Kur e panë se kulla shqiptare nuk po thyhej, për ti poshtëruar, u nxit publiku ta intensifikonte dhunën.
Loja fillimisht u ndërpre, disa minuta para ndërprerjes përfundimtare, për shkak të dhunës së tifozëve nga tribunat, dhe para se të ulej flamuri, arbitri kishte minuta, që e kishte ndërprerë lojën për shkak të hedhjes masive të gjërave të rrezikshme sërish ndaj lojtarëve shqiptarë.
Kur kjo nuk mjaftoi ndaj gladiatorëve shqiptarë, sigurimi serb urdhëroi huliganët, që t’i mësyenin gladiatorët shqiptarë, dhe bashkë me ta edhe pjesëtarët e sigurimit, përfshirë policët (këta zëvendësonin luanët dhe tigrat) për ti dhënë kënaqësi popullit të pangopur me gjak shqiptari, dhe presidentit (perandorit serb), që ishte pjesë e korit, Vritni, vritni, vritni shqiptarët!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat