Ramush Haradinaj ka frikë ta dënoj dhunën serbe ndaj shqiptarëve në Beograd!

Kosova

Ramush Haradinaj ka frikë ta dënoj dhunën serbe ndaj shqiptarëve në Beograd!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 17 tetor 2014 Në ora: 16:54

Mos dënimi i dhunës dhe shovinizmit serb nga institucionet dhe partitë e Republikës së Kosovës, analistët politik e vlerësojnë se është një gjë mjaft e turpshme si për politikën e Kosovës ashtu edhe për Tiranën zyrtare, e cila do të duhet që të çështje ta ngre në OKB.

Publicisti dhe analisti politik, Gazmend Islami, thekson për gazetën “Bota sot” se, politika shqiptare historikisht ishte Qeveri jo e popullit dhe jo e zgjedhur nga përfaqësuesit e popullit. Ai thotë se këto Qeveri ishin te shantazhit ose të ardhura me ndihmën e faktorëve ndërkombëtar, që atdheut nuk ja kanë dashur të mirën.

Dhunën dhe thirrjet për vrasjen dhe zhdukjen e shqiptarëve në këtë lojë e ka dënuar kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, por jo partia e tij, ndërsa Presidenca ka heshtur. Po ashtu ka heshtur edhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, i cili njihet familjarisht për kontributin në luftë me serbët. Nga partitë vetëm Vetëvendosje dhe lider të Nismës e kanë dënuar atë!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat