Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Scott Murphy po viziton Kosovën

Kosova

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Scott Murphy po viziton Kosovën

Nga: BEQIR SINA, New York Më: 17 tetor 2014 Në ora: 14:55

Christopher Scott Murphy, Senatori nga Connecticut i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një nga senatorët më me influencë në Senatin amerikan - Kryesues i Nënkomitetit për Çështje Evropiane të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, do të mbajë nesër(më 18 tetor 2014 në ora 11:00) në Prishtinë, një fjalim para studentëve, profesorëve dhe stafit të A.U.K.-së, .
Murphy thuhet në dekleratën zyrtare është në rajon për tu takuar me zyrtarë të qeverisë dhe shoqërisë civile për të diskutuar dhe për të forcuar marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai takon sot presidenten e Kosovës zonjën Atifete Jahjaga, dhe anëtarët e qeverisë, përfshirë edhe disa deputetët - më parë sesa nesër (të shtunën) do të mbajë një ligjërëatë me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë.
Turneu i tij në Ballkan përfshin edhe një vizitë në Shqipëri, Serbi, Kroaci dhe Malin e Zi.
Në prag të vizitës së tij në vendet e Ballkanit Senatori Chris Murphy, në fillimjavën zhvilloi një takim informues me Komunitetin Shqiptar në Waterbury. Senatori Chris Murphy është i njohur si mik i shqiptarëve në Capitol Hill .
Ai është Kryetar I Nën-Komisionit për Çështjet Europiane dhe sipas deklaratës për shtyp: “Do të vizitojë Kosovën, Serbinë, Kroacinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi për të nxitur bashkëpunimin rajonal midis vendeve të Ballkanit, dhe mundësitë e eksportit për biznesin e Connecticut.”
Simbas gazetës shqiptaro amerikane Illyria në një shkrim të saj rreth kësaj vizite në Ballkan, tek takimi me shqiptarët e Amerikës në Waterbury ka dy qëndra të Komunitetit Shqiptar që po bashkpunojnë me sukses në zhvillimet politike të Shqiptarëve në shtetin e Connecticut dhe hapësirës Shqiptare në tërësi ai ka folur edhe Maqedoninë në pyetjet e interesimit të Anëtarëve të Qëndrës “Hasan Prishtina” të cilët kanë prejardhjen kryesisht prej hapësirës Shqiptare të Maqedonisë.
Në këtë kontekst për Senatorin Chris Murphy, për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, pyetjet u përqëndruan në përmbushjen e marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin dhe keqtrajtimin e Shqiptarëve dhe protestave më të fundit të lidhura me çështjen Monstra.
Korrespondeti i Illyrisë nga Waterbury shkruan se :"Senatori Chris Murphy shpjegoi se në këtë vizitë ai nuk do të ndalet në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ai shpreh se qeveria e SHBA-së po i ndjek me kujdes zhvillimet në atë vend. Ai shpjegoi se kohë me parë ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë renditej e para në rajon për sa i përkiste lirisë së shtypit, lirive politike dhe ekonomike. Tashmë u shpreh ai, kjo Republikë, po shkon në një drejtim të gabuar. Ka shumë korroupsion, dhe ka pasur abuzime të shumta në lirinë e shtypit, dhe liritë individuale apo të Shqiptarëve në atë vend. Ka një përshtypje të gabuar se është vetëm shkaku i emrit që po e pengon këtë vend për t’u integruar në Bashkimin Europian apo NATO."
Simbas gazetës Illyria thuhet se Senatori Murphy theksoi se një shkak tjetër pse ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë nuk po integrohet në këto institucione ndërkombëtare, është ky kurs i gabuar në qeverisje, dhe në mosrespektimin e të drejtave të Shqiptarëve. Senatori Chris Murphy në kët kontekst thuhet se theksoi se qeveria e SHBA-së do të vazhdojë të ushtrojë presion diplomatik mbi ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe vazhdojë të kushtëzojë ndihmën dhe integrimin e këtij vendi me respektimin e të drejtave të pakicave, përmbushjen e marrëveshjes së Ohrit dhe lufitimin e korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat