Islami për Robellin, Flamuri është leckë, gjaku është uji, vrasja lehtësim...

Kosova

Islami për Robellin, Flamuri është leckë, gjaku është uji, vrasja lehtësim...

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 17 tetor 2014 Në ora: 10:34

Publicisti dhe analisti politik, Gazmend Islami, ka reaguar ndaj Enver Robellit. Islami ka theksuar se askush nuk duhet të kapërcejë njëfarë kufiri të përcaktuar nga gjykimi ynë si popull, me fjalë të tjera, ai nuk duhet të kalojë atë që ne e quajmë “Kufiri i gjendjes normale të mendjes”.

“Tash nuk di si ta arsyetojmë veprimet e klasës së sëmurë që me idiotësinë e tyre thyejnë çdo teori të mësuar për Kombin, Nacionalizmin. Veprimet në të shkruar të Robellit kanë një qëllim, që opinioni ta njoh për burrë të mençur, por shkrimet e tilla tendencioze që ngjajnë me shkrimet e atyre që bënë gjyqe politike për shqiptarët, duket se ky dhe shokët e grupit të tij po punojnë të jemi vëllazëria jugosllave brenda konturës të quajtur “Jugosllavia moderne”. Tipat e tillë janë të rrezikshëm për shoqërinë, këta nuk kanë problem të jetojnë me ata që ja kanë prerë babën, vra nipin e mbesën, dhunuar nënën e motrën”, shkruan Islami.

Islami pohon se, “soji i tillë është në gjendje të krijoj edhe vëllazëri e pajtim me Serbinë pa asnjë kusht të vetëm. Për të flamuri është leckë, gjaku është uji, vrasja është lehtësim, dhunimi është shfrenim… Veprimet e Robellit janë realizim i një synimi ndoshta të pavetëdijshëm sepse kjo që ky ka shkruar është formë e turbulluar e veprimit të tij të qëllimshme që të mbulohen nën maskën e keqkuptimit”.

Ai më tej thekson se, për të dal nga kjo situatë e jashtëzakonshme është tepër vështirë për një qytetar normal, sepse këto veprime nuk e njohin keqkuptimin si shfajësim.

“Veprimet në raste të shpeshta që kryhen në kushte të caktuara apo të izoluara bëjnë që karakteri i një njeriu të ngatërrohet me teket e tij për diçka, të gjitha këto i shkojnë mirë Robellit për shkrimet e tij karshi gjithë asaj që është shqiptare. Shkurt ky e dëshiron një botë të dizajnuar sipas qejfit të tij. Flm “kulturë e ndyrë e qytetërimit shqiptar” që u rrite dhe u shkollove nën tingujt e asaj që quhet demokraci moderne. Për të bërë të mundur triumfin e lirive njerëzore kundër kësaj tiranie të pashembullte të “moderuarve” duhet mbledhur forcat e përgjithshme qytetare që janë të lindur e rritur me vendin, atdheun, flamurin dhe kombin”, thekson ai.

Islami pohon se, elita intelektuale në Kosovë është rritur me dëshirën e të qenit në majë të vëmendjes së qytetarëve dhe pushteteve, pak luante rol çështja e qytetarëve dhe vendit tonë. Tek kjo frymë kishte dashuri për të hollat dhe pushtetin, për lëpirje eshtrash.

“Në këto momente, më ishte dashur mendimi i të madhit Ukshin Hotit për kategori të ndyrë, ku do të shkruante „Këta intelektual janë me moral të dyfishtë. Dhe vjen në përfundim se shumica kryenin fakultete për prestigj. Koha dëshmoj se këta intelektual asnjëherë nuk mund të dilnin mbi mentalitetin familjar, duke zgjedhur rrugën e mbijetesës së turpshme të servilizmit me privilegje të momentit”, pohon ai.

Ai thotë se, kemi të bëjmë me dy bota krejt të kundërta, njëra është “elita intelektuale” që ishte në shërbim të politikave ditore dhe janë edhe sot” dhe tjetra, kemi popullin që janë dhe ishin të gatshëm për vetëmohim dhe vetëflijim.

“Në këtë grupin e parë hynë Robelli, Matoshi dhe shumë intelektual të tjerë. Pse thash më herët se dallojmë shumë nga vendet e BE dhe Amerika, se ato dinë të respektojnë dhe kultivojnë vlerat e tyre kombëtare duke respektuar veten kulturën dhe historinë e vet dhe vetëm në këtë mënyrë respekton edhe kulturat dhe popujt tjerë. Duke urryer dhe duke nënçmuar vlerat e Kombit tuaj nuk mund të kesh vlera as për popujt e tjerë”, thotë Gazmend Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat