Analistët : Vepro Presidente

Kosova

Analistët : Vepro Presidente

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 09:45

Presidentja e Kosovës, Atifet Jahjaga, nuk duhet të vazhdojë më me takime “kurtuazie” me liderët e partive politike, por të ndërmarrë hapa vendimtarë dhe me përgjegjësi për daljen nga kriza, qoftë edhe duke çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kështu konsiderojnë analistët në Kosovë, të cilët i bëjnë thirrje presidentes Jahjaga që të veprojë.

Ndërkaq, Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes, tha se hapat e presidentes Jahjaga do të jenë vazhdimi i kërkimit të zgjidhjes së nyjës institucionale, shkruan gazeta Zëri.

Sipas tij, kërkimi i kësaj nyje bëhet përmes respektimit të kuadrit kushtetues dhe në përpjekje të përbashkëta me liderët e partive politike parlamentare, “që përmes propozimeve dhe sugjerimeve të tyre të dilet nga kjo situatë e krijuar, që do të çojë drejt ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme të vendit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat