Isufi: Kosova me siguri të brishtë

Kosova

Isufi: Kosova me siguri të brishtë

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 22:34

Ahmet Isufi konsideron se siguria në Kosovë është e brishtë. Për këtë ai përmend një varg arsyesh, përfshirë ndërhyrjen e Serbisë në veri dhe mungesën e disa ligjeve.
Ahmet Isufi, thotë se Kosova po përballet me situatë të brishtë sigurie. Këtu ai përmend mungesën e miratimit të disa ligjeve dhe ndërhyrjet e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. Thotë se Kosova nuk është shtet stabil duke përmendur edhe ngërçin aktual politik.

"Konsideroj se ka siguri të brishtë, nuk jemi sa duhet shkaku se ne nuk kemi ende Kuvend qe katër muaj dhe mos aprovimi i disa ligjeve me rëndësi strategjike siç është Ligji për Përgjimet Elektronike, Ligji për Forcat e Armatosura të Kosovës", tha ai në televizionin "Rrokum".

Sipas Ahmetit një shtet i konsoliduar mirë me institucione vitale kujdeset për sigurinë e brendshme të qytetarëve dhe të territorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat