Koalicioni: Nuk ka lista zgjedhore, e as zgjedhje!

Kosova

Koalicioni: Nuk ka lista zgjedhore, e as zgjedhje!

Nga: Albulenë Muji Më: 16 tetor 2014 Në ora: 17:11

“Është plotësisht spekulim mediatik. Mund t’ju siguroi se as në takimet e Koalicionit të Madh dhe as në organet partiake të LDK-së asnjëherë nuk është diskutuar çështja e listave”, thotë Gecaj.

Nëpër media është publikuar një listë, e cila është përfolur se nëse vendi do të shkojë në zgjedhje, bartës i kësaj liste do të jetë Ramush Haradinaj i cili është nominuar nga Blloku për kryeministër, pas tij do të ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, pastaj në vendin e tretë do të ishte Fatmir Limaj apo Vjosa Osmanaj, kjo listë do të vazhdonte me këtë emra të koalicionit Sabri Hamiti, Blerim Shala, Ismet Beqiri, Jakup Krasniqi, Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti.

Mirëpo këtë listë e ka mohuar vetë kryetari i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa, i cili tha se nuk do të këtë zgjedhje në vend.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat