A është koha për protesta qytetare!

Kosova

A është koha për protesta qytetare!

Nga: Mimozë Lakna Më: 16 tetor 2014 Në ora: 17:08

Në kuadër të përpjekjeve për të gjetur mënyrën për të dalë nga kriza politike, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur të enjten në zyrën e saj liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Përpjekjet e presidentes nuk po arrijnë thuajse asnjë rezultat, pasi qëndrimet e bllokut dhe ato të PDK-së vazhdojnë të mbesin të njëjta.

Derisa liderët e bllokut i bëjnë thirrje Thaçit dhe PDK-së që ta hapin krahun, PDK-ja bashkë me kryesuesen Flora Brovina, janë të vendosura që të mos e thërrasin seancën pa pasur marrëveshje me bllokun paraprakisht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat