Shkuarja e Ramës në Beograd, poshtërim për Shqipërinë Londineze dhe për Kosovën

Kosova

Shkuarja e Ramës në Beograd, poshtërim për Shqipërinë Londineze dhe për Kosovën

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 16 tetor 2014 Në ora: 16:49

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duhet që t’i thotë “JO” vizitës së tij në Beograd. Kjo vizitë është paralajmëruar që do të mbahet më 22 tetor, vizitë, e cila ka ngjallur reagime të fuqishme të politikanëve dhe analistëve shqiptarë.
Vizita e kryeministrit shqiptarë për në Beograd, ishte kundërshtuar ashpër edhe më parë, por pas ndeshjes futbollistike Serbi-Shqipëri që u zhvillua të martën në Beograd, tashmë po kundërshtohet fuqishëm.

Por është zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijanqiç ka kërkuar që Kryeministri Edi Rama të shkojë në Beograd për pajtim ndërmjet vendeve. “Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi do të ishte e mirëseardhur pavarësisht incidenteve në ndeshjen e futbollit në Beograd. Konsideroj se vizita e Ramës në Serbi do të ishte e mirëseardhur në kuptim të procesit të pajtimit dhe avancimit të bashkëpunimit” ka deklaruar ajo.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat