​Limaj: Blloku nuk do të zmbrapset për asnjë arsye

Kosova

​Limaj: Blloku nuk do të zmbrapset për asnjë arsye

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 17:53

Ka përfunduar edhe takimi i fundit për sot që presidentja ka zhvilluar me partitë politike.
E fundit në takim ishte Nisma për Kosovën, e përfaqësuar nga Fatmir Limaj dhe Bilall Sherifi.

"Edhe ky ishte një takim konsultativ, ku ne edhe një herë i paraqitëm qëndrimet tona", ka thënë Limaj me të dalë nga takimi.

Ai konsideron që gjithë kjo kohë e humbur ka qenë edhe një mundësi që të gjithë të reflektojnë dhe ta shohin se Blloku është unik në qëndrimin e vet dhe nuk do të zmbrapset për asnjë arsye.

Limaj ka paralajmëruar se kjo situatë do të zgjidhet për një kohë shumë të shkurtë dhe do të bëhet formimi i institucioneve konform ligjeve në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat