VLAN i vendosur për të formuar Kuvendin e Qeverinë

Kosova

VLAN i vendosur për të formuar Kuvendin e Qeverinë

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 09:07

(E plotësuar) Limaj: Dikush ka pritur se do të bëjmë revolucion sot

Lideri i NISMA Fatmir Limaj ka kritikuar PDK’në për shtyrje të seancës duke thënë se një gjë të tillë kanë të drejtë ta bëjnë vetëm deputetët.

“Shumëkush ka pritur se ne do të bëjmë një tip revolucioni kanë pritur se do të bëjmë dicka që do të kishte pasoja. Kosova ka nevojë shuimë të krijojë institucionet ne po angazhohemi që zgjidhjen ta gjejmë brenda kushtetiutës dhe ne do ta gjejmë dhe zgjidhja jonë të do të jetë edhe me kushtetunë dhe me vullnetin e shumicës” ka thënë Limaj.

------

Pas Kurtit, në foltore ka dalë Ramush Haradinaj nga AAK.

“Sot është dashur që në këtë sallë të mbledhemi si deputetë në mënyrë që të veprojmë në bazë të mandatit që kemi marrë. Në fakt sot ne jemi mbledh për të vërtetuar një situatë të re; PDK me njerëzit e saj e kanë kriminalizuar vendin dhe tash po i bëjnë një dëmë të madh vendit duke mos lejuar konstituimin e Parlamentit. Ndryshimi fillon këtu, e jo me seancat e PDK’së duke iu ofruar para deputetëve”, ka thënë ai.

------

Pas, Mustafës, në foltoren e Kuvendit ka dalë Albin Kurti nga Vetëvendosje.

Lideri i VV-së në adresimin e tij ka thënë se në javën e ardhshme do të mbahet seanca pa dhënë më shumë detaje nëse bëhet fjalë për një seancë të bllokut apo që do të thirret nga kryesuesja Flora Brovina

"Jemi mbledhur në mënyrë që të shprehim pakënaqësinë tonë me shtyrjet e vazhdueshme të konstituimit të kuvendit dhe formimit të institucioneve.Partia në pushtet e cila është parti shtet që e ka lënë shtetin e Kosovës pa republikë, e po bën gjithçka që ta lë edhe pa kuvend. Me këtë qeveri Kosova nuk mund të ketë të ardhme. Për atë edhe jemi bërë bashkë për t’ju dhënë qytetarëve mirëqenie, të luftojmë korrupsionin dhe krimin, pa asnjë dallim. Jemi dëshmitarë se séance është filluar për t’u ndërprerë. Qeveria në ikje e sheh vendin si një garë automobilistike që kush të dalë I pari të fitojë. i pari del vetëm ai që e ka shumicën parlamentare. Në javën e ardhshme ne si përfaqësues të popullit, do ta kemi edhe seancën e ardhshme për formim të institucioneve. Ky është vendi ku ne e sjellim zërin, besimin, interesin dhe vullnetin e qytetarëve dhe në përputhje me këtë do të vazhdojmë të punojmë." ka thënë Kurti.

........

Isa Mustafa po mban një fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ku ka treguar se nuk është aty për të mbajtur seancë por vetëm për të shprehur papajtueshmërinë e tyre me zhvillimet në vend.
“Këtij shteti i nevojitet parlamentarizëm dhe demokraci”, ka thënë Mustafa.

Isa Mustafa ka sqaruar se pse deputetët e Koalcionit LDK-VV-AAK-NISMA kanë hyrë sot në sallën e Kuvendit, edhe pse seanca u shty nga Kryesuesja, Flora Brovina. Ai tha se kjo është një shprehje e pakënaqësisë së shumicës parlamentare, e s’bëhet fjalë për mbajtjen e seancës konstituive.
Në foltoren e Kuvendit, kreu i LDK’së tha se vendimi i Gjykatës dhe obstruksionet e PDK’së përmes Flora Brovinës po e shkatërrojnë demokracinë në vend.

Ai tha se nuk mund të vazhdohet përjetësisht kjo gjendje, pa konstituimin e Kuvendit.

“Do te kerkojme qe seanca e ardhshme te mbahet me se largu kah mesi i javes se ardhshme”, tha Mustafa.

Gati për fillimin e seancës: brenda janë edhe Isa Mustafa , Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj

Nga çasti në çast pritet fillimi i seancës së Kuvendit, e cila vlen të ceket se nuk është thirrur nga askush – thjesht deputetët e Bllokut kanë hyrë në sallën ku mbahen mbledhjet. Tash në sallë ka hyrë edhe Isa Mustafa e Ramush Haradinaj.

Deputetët e Bllokut hyjnë në sallë – pritet të mbahet seancë plenare

Deputetët e Bllokut tashmë ndodhen në mjediset e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku po konsultohen për hapet që do t’i ndërmarrin. Aktualisht qarkullon informata se ata mund të hyjnë në sallën ku mbahen seancat dhe aty të zgjedhin organet e reja të legjislativit. Megjithatë, ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar mes Bllokut dhe përfaqësuesve të medieve në Kuvend.

Takohet blloku, pas pak qëndrimi zyrtar i tyre për shtyrjen e seancës

Deri tani në Kuvendin e Kosovës kanë shkuar Sadri Ferati, Jakup Krasniqi, Besa Gaxherri dhe Albulena Haxhiu. Mirëpo, askush prej tyre nuk është prononcuar për media.
Në këto momente Blloku opozitar është duke mbajtur një takim të përbashkët. Derisa për pak minuta thuhet se do të dalin me një qëndrim zyrtar se çfarë do të bëjnë pasi kryesuesja e Kuvendit të Kosovës Flora Brovina e ka shtyrë seancën konstituive.

Burime brenda bllokut kanë thënë se për pak minuta anëtarët e partive do të dalin me një qëndrim dhe do të vendoset se çfarë do të bëjnë për vendimin e djeshëm të Brovinës.

Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë performance para Kuvendit të Kosovës.

====

Në këto momente Blloku opozitar është duke mbajtur një takim të përbashkët. Derisa për pak minuta thuhet se do të dalin me një qëndrim zyrtar se çfarë do të bëjnë pasi kryesuesja e Kuvendit të Kosovës Flora Brovina e ka shtyrë seancën konstituive.
Burime të mediave brenda bllokut kanë thënë se për pak minuta anëtarët e partive do të dalin me një qëndrim dhe do të vendoset se çfarë do të bëjnë për vendimin e djeshëm të Brovinës.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat