Buzhala: Thirrja e seancës pa marrëveshje, provokim i konfliktit

Kosova

Buzhala: Thirrja e seancës pa marrëveshje, provokim i konfliktit

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 21:08

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Berat Buzhala, ka vlerësuar se kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina, ka bërë mirë që e ka shtyrë seancën e Kuvendit.
Sipas tij, i vetmi efekt që do të mund të ndodhte nëse do të mbahej seanca, do të ishte ndonjë rrahje eventuale ndërmjet deputetëve.

Lexojeni të plotë reagimin e Buzhalës në Facebook:

Rreth shtyerjes se seances se Kuvendit:

E pashe qe ne Facebook e paskan rroke kujen pse Flora Brovina e paska shty seancen. Se a ka pase te drejte te beje nje gje te tille apo jo, kete qe te jam i sinqerte nuk e di. Por nese ka bere mire apo keq qe e ka marre nje hap te tille, atehere per kete jam i bindur qe ka bere mire.

Qe po e zeme qe do te mbahej neser mbledhja, e palet do t'ia mesyenin seances se re me bindje te vjetra.

Cka do te ndodhte, sipas jush, nese mbahet seanca? Une mendoj qe i vetmi efekt konkret qe kish mujte me dale prej seances do te ishte ndonje rrahje eventuale ne mes te deputeteve. E mandej, do te kishim mundesi me pa edhe ekstremiste te te dyja grupacioneve ne qender.

Pra, burra e gra, shoke dhe shoqe, zonja dhe zoterinje, nuk e besoj qe ia vlen me u thirre cfaredo seance, nese paraprakisht palet nuk jane pajtuar qe ne Kosove sot jane dy realitete: I pari qe, per shkak te nje vendimi te Gjykates Kushtetuese, PDK'se i takon pozita e Kryetarit te Kuvendit; dhe realiteti i dyte, per shkak te numrave ne Kuvend, se Bllokut i takon Qeveria.

Nese palet ne konflikt nuk dakordohen per nje marreveshje te tille, atehere thirrja per seance te Kuvendit, eshte thirrje per konflikt, ose per provokim te konfliktit.

Pra, ka bere shume mire Flora Brovina qe ka vendosur ta shmange nje seance provokative, me shume se sa nje seance qe do t'i jepte zgjidhje 'ngercit'.

Yryshi per te rrenuar Gjykaten Kushtetuese dhe opinionet e saja jane tipike anarkiste dhe qe te mira kesaj shoqerie nuk do t'i sjellin. Tashme, per Bllokun, eshte edhe nje lajm i mire - eshte kthyer gjyqtari amerikan, qe nje kohe te gjate e lavderuan aq shume. Ja ku e keni. Ose ndoshta, amerikanin e donit vetem nese do ta braktiste Kosoven perfundimisht.

Gabim e keni......

Mirepo nuk pres asgje me te mire se sa kaq, kur Blloku eshte duke i jetesuar planet e Levizjes Vetevendosje, qe mundesisht te rrenohet ne themel cdo gje qe eshte ndertuar keto 15 vite, e ku nuk ka qene prezent Albin Kurti.

Pra, nuk do te habitesha aspak qe Blloku tash te fillonte t'i mbante mbledhjet ne Batllave, a Badovc, duke improvizuar gjoja 'kapjen' e shtetit.

Ose edhe me keq, mesymjen e dyereve te Kuvendit dhe thyerjen e tyre per te mbajtur seance. Nese ndodh kjo, atehere mesyjani edhe Gjykates Kushtetuese, djegeni rruges edhe ate....(sic)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat