Deda: Zaptuesit po luajnë me Kosovën

Kosova

Deda: Zaptuesit po luajnë me Kosovën

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 18:45

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Ilir Deda ka ka reaguar pasi që Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka kërkuar që të shtyhet seanca konstituive e planifikuar të mbahet të enjten më 2 tetor.

Deda ka thënë se në Kosovë duhet të zbatohet parimi bazë i një shteti republikan parlamentar - të respektohet vullneti i shumicës së Kuvendit

“Kemi hyrë në muajin e pestë të zaptimit të hapur të shtetit. Zaptuesit po luajnë me Kosovën, dhe sot në kundërshtim me vullnetin e shumicës së deputetëve e shtyjnë në afat të pacaktuar vazhdimin e seancës konstituive. Dhe, pa turp, kërkojnë mirëkuptim!
Nuk ka mirëkuptim për zaptuesit dhe formën më të vrazhdë të kapjes së shtetit.
Në Kosovë duhet të respektohet dhe zbatihet e parimi bazë i një shteti republikan parlamentar - të respektohet vullneti i shumicës së Kuvendit”, ka shkruar Deda në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat