Hoti: Diktatura dhe kapja e shtetit nuk ka brirë

Kosova

Hoti: Diktatura dhe kapja e shtetit nuk ka brirë

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 18:38

Anëtar i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pasi që Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka kërkuar që të shtyhet seanca konstituive e planifikuar të mbahet të enjten më 2 tetor.

Hoti e ka thënë se e forcon edhe me tepër qëndrimin e LDK-se dhe partnereve të koalicionit se është jetike te largohet nga qeverisja një parti diktatoriale.

“Seanca e Kuvendit e parapare per neser, po shtyhet ne menyre arbitrare nga znj.Flora Brovina e PDK-se. Diktatura dhe kapja e shtetit nuk ka brire.
Ky veprim i PDK-se vetem sa e forcon edhe me teper besimin dhe qendrimin e LDK-se dhe partnereve te koalicionit se eshte jetike te largohet nga qevrisja nje parti diktatoriale”, ka shkruar Hoti në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat