Presidentja e konfirmon dështimin e seancës, kot mblidhet Kuvendi!

Kosova

Presidentja e konfirmon dështimin e seancës, kot mblidhet Kuvendi!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 1 tetor 2014 Në ora: 16:55

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar sërish të mërkurën takime me liderët e partive që përfaqësohen në Kuvend, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje rreth formimit të institucioneve të reja. Takimet ishin të ndara fillimisht me Partinë Demokratike të Kosovës e më pas me katër liderët e koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje. Nga prononcimet e përfaqësuesve të partive politike, u la të kuptohet se nuk është arritur sërish ndonjë zgjidhje para seancës së nesërme, ku për të tretën herë Kuvendi do të provojë të zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët e këtij institucioni.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, thotë për gazetën “Bota sot” se, nga ana e tyre ka interes për të gjetur një zgjidhje nga kjo situatë. Ai thekson se, takimet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, kurse thekson se do ta respektojnë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës. “Takimet me Presidenten po vazhdojnë, dhe nga ana jonë ka interes të sinqertë për gjetjen e zgjidhjes, e cila do ta tejkalonte këtë situatë të komplikuar panevojshëm. Besoj se takimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Ne gjithashtu do të respektojmë Kushtetutën, ligjet dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thotë Gecaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat