Pse Hajredin Kuçi u tërhoq nga paraqitjet publike, pas ngërçit politik?!

Kosova

Pse Hajredin Kuçi u tërhoq nga paraqitjet publike, pas ngërçit politik?!

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 14:18

Njeriu i dytë i PDK-së dhe njeriu më i afërt i Hashim Thaçit, Hajredin Kuçi që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit është shumë pasiv në paraqitjet e tija publike. Madje, ai sot nuk ka qenë i pranishëm as në takimin që presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka pasur me drejtuesit e PDK-së.
Për dallim nga dy herat e kaluara ku pos Hashim Thaçit e Kadri Veselit, i pranishëm në takim me Jahjagën ishte edhe Hajredin Kuçi, kësaj radhe ai mungoi.
Ndërkaq, vetë Hajredin Kuçi i ka thënë Gazetës Blic se ai nuk është pjesë direkte e këtij procesi.
“Unë nuk jam pjesë direkte e këtij procesi”, ka thënë shkurt Hajredin Kuçi, duke mos dhënë më shumë detaje.
Gazeta Blic nga burime brenda PDK-së ka marrë vesh që Hajredin Kuçi nuk është i kënaqur me zhvillimet e fundit në vend, prandaj ka vlerësuar se “nuk është koha e mendimeve racionale”, andaj e ka parë edhe të udhës që të mos jetë pjesë direkte e këtyre proceseve.
Hajredin Kuçi që nga ardhja në pushtet e Hashim Thaçit dhe PDK-së ka qenë njëri ndër njerëzirt më aktiv në paraqitjet e tija publike. Ai në të dy mandatet ka qenë zëvendësi i parë i kryeministrit Hashim Thaçi. Madje, në mandatin e parë për një kohë ka qenë edhe zëdhënës i ekzekutivit.
Mirëpo, në mandatin e dytë të qeverisjes Thaçi edhe pse ka pasur pozitë të dyfishtë, si ministër i Drejtësisë dhe si zëvendëskryeministër, paraqitjet e tija publikë kanë qenë shumë të shpeshta.
Megjithatë, Kuçi pak para zgjedhjeve kishte paralajmëruar tërheqje nga jeta politike, megjithatë ai iu nënshtrua garës për deputetë më 8 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat