Do të dështojnë planet e SHIK-ut dhe të Hashim Thaçit për destabilizimin e Kosovës

Kosova

Do të dështojnë planet e SHIK-ut dhe të Hashim Thaçit për destabilizimin e Kosovës

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 22:45

Thaçi dhe këshilltarët e tij duke qen të bindur se bllokada e tyre (ngërçi politik) nuk mund të jetë i pafundmë e vunë në veprim skenarin për ta destabilizuar Kosovën.

Pas marrëveshjes së LAN-it dhe Vetëvendosjes për krijimin e Qeverisë dhe institucioneve tjera të Kosovës, Xhavit Haliti me SHIK-un dhe pionët e tij, Thaçin e Veselin&compani, me veprimet e tyre destruktive dhe uzurpuese ndaj institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dëshmuan se demokracinë e kanë vetëm në gjuhë, por në zemër e shpirt e kanë stalinizmin. Në rrethanat e krijuara, po të kishte vetëm një fije burrnie Kryeministri në largim, do t’i mblidhte plaçkat nga Kryeministria e uzurpuar, për ta përgatitur mbrojtjen e tij me disa avokatë me autoritet ndërkombëtar, sepse arrestimi i tij është i paevitueshëm nga Gjykata speciale që është në formim e sipër. Duke e ditur Thaçi se çka po e pret po përpëlitet “si zorrët në prush’’, me shpresën e të mbyturit në ujë, i cili kapet edhe për një fije bari, për ta gjetur shpëtimin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat