A mundet blloku ta rizgjedhë Mustafën, dhe ta shkarkojë Presidenten!

Kosova

A mundet blloku ta rizgjedhë Mustafën, dhe ta shkarkojë Presidenten!

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 22:35

Analisti politik Jeton Kelmendi, thotë se është e mundshme që zonja Flora Brovina ta përsëris telenovelën dhe të veproj si në seancat e kaluara derisa të rriten presionet e bllokut.

Janë dy variante në bazë të të cilave do të mund të zhvillohej seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila do ta mbahet të enjten. I pari është ai i cili do t`i shkonte përshtati Partisë Demokratike të Kosovës ku në rast se ajo nuk do të mund ta zgjidhte kryetarin e Kuvendit seanca të ndërpritet nga kryesuesja Flora Brovina.
Ndërsa, varianti i dytë është vazhdimi i seancës edhe pa PDK-në, gjë e cila mund të arrihej përmes 81 deputetëve të cilët do të vazhdonin qëndrimin në sallë. Kështu, vlerëson analisti Jeton Kelmendi i cili thotë se vetëm me vendosmërinë e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje, do të mund të arrihej një gjë e tillë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat