Mbi 34 mijë nënshkrime kundër shtrenjtimit të rrymës

Kosova

Mbi 34 mijë nënshkrime kundër shtrenjtimit të rrymës

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 21:20

Mbi 34 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin me të cilin u bëhet thirrje institucioneve që të mos lejojnë rritjen e çmimit të energjisë për 5.18 për qind.
Këtë e kanë bërë edhe shumë qytetarë të Fushë-Kosovës të cilët shpresojnë që më këtë të mos lejohet shtrenjtimi i rrymës. Një hap të tillë të ndërmarrë nga ZRRE-ja e konsiderojnë të dëmshëm, duke u bazuar në gjendjen e tyre sociale. Më rëndë po e përjeton komuniteti rom, i cili edhe ashtu po përballet me varfëri të madhe.
Liridon Durmishi nga Iniciativa për Ambient dhe Zhvillim Lokal, që është pjesë e organizatave të shoqërisë civile që po kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë, ka thënë se numri i nënshkrimeve ka tejkaluar pritjet, raporton KTV.
Durmishi ka bërë të ditur se kërkesa e një numri të madh të qytetarëve për të organizuar protesta mund të realizohet nëse të gjitha rrugët e tjera të ligjshme nuk do të funksionojnë.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendimin e marrë e kishte arsyetuar me krizën energjetike nga shpërthimi në Termocentralin Kosova A. Nga rritja prej 5.18 për qindka përfituar vetëm KEDS-i si distribucion, por jo edhe KEK-u që është prodhues i energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat