Hahn paralajmëron thellimin e dialogut Prishtinë - Beograd

Kosova

Hahn paralajmëron thellimin e dialogut Prishtinë - Beograd

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 18:09

Johanes Hahan i nominuar për postin e komesarit për çështje të fqinjësisë dhe negociata të anëtarësimit , ka paralajmëruar thellimin e dialogut politik në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Gjatë dëgjimit në Parlamentin Evropian, austriaku Hahn ka thënë se tek qeveria e Beogradit ka parë gatishmëri për vazhdim të dialogut dhe se kjo do duhej të ndodhë sapo të konsolidohen institucionet e Kosovës.

Johanes Hahn ka kërkuar nga vendet e Ballaknit që të mos dekurajohen nga fakti se tanimë është thënë se në pesë vitet e ardhshmë nuk do ketë anëtarësime të reja në bllokun 28 anëtarësh.

Sipas komesarit të ardhshëm që do merret edhe me çështje që lidhen më zgjerim, mosanëtarësimi nuk do të thotë edhe stagnim i proceseve.

“Kryetari i ardhshëm i Komisionit Jean Claude Juncker ka thënë se nuk do të ndodhë zgjerim i mëtejmë i BE-së në 5 vitet e ardhshme sepse duhet të fokusohemi në konsolidimin e brendshëm. Thënë të drejtën asnjë nga vendet partnere nuk do të mund të jenë gati për tu anëtarësuar në BE në këto pese vite. Kjo nuk do të thotë bllokadë në proces por e kundërta. Detyra ime është tu ndihmoj partnerëve të bëhen gati për të përmbushur kriteret“, ka thënë Hahn.
Si prioritete në procesin e zgjerimit dhe në raportet me vendet e përfshira në këtë proces Hahn i sheh tri çështje: Sundimi i ligjit, ekonomia dhe funksionimi i duhur i demokracisë.

Këto tri prioritete krahas kapaciteteve administrative do të jenë vendimtare, sipas Johanes Hahn.

” Motoja ime do të jetë Kualitetet para shpejtësisë“ ka deklaruar i nominuari komesar për fqinjësi evropiane dhe negociata e anëtarsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat