Koalicioni, e vetmja qeveri që nuk e duam, ajo me PDK-në!

Kosova

Koalicioni, e vetmja qeveri që nuk e duam, ajo me PDK-në!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 30 shtator 2014 Në ora: 17:00

Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë mbajtur të martën një takim mes liderëve të këtyre partive. Ky takim ka ardhur një ditë pas takimeve që këto parti kanë zhvilluar me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Përfaqësuesit e këtyre subjekteve kërkojnë që në seancën e 2 tetorit të ketë debat parlamentar. Ata kanë thënë se pas dështimit të zgjedhjes së kandidatit të PDK-së, duhet të ketë debat parlamentar në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

Dren Doli nga Grupi për studime politike dhe juridike, thotë për gazetën “Bota sot” se, Presidentja e ka të qartë se asnjë zgjidhje nuk mund të konstruktohet jashtë vullnetit të deputetëve të Kosovës.

“Besoj që Presidentja e Kosovës e ka të qartë se asnjë zgjidhje për krizën në Kosovë nuk mund të konstruktohet jashtë vullnetit të deputetëve të Kosovës dhe kornizave të Kuvendit të Kosovës. Ky përcaktim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të lokalizuar përgjegjësinë që deputetët kanë në gjetjen e zgjidhjes dhe kufizimin mundësive që zgjidhja mbi këtë krizë të tejkaloj venetin e deputetëve dhe Kuvendit”, thotë Doli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat