Lama i drejtohet kryetarëve të Komunave: Mos i futni hundet aty ku nuk keni mandat

Kosova

Lama i drejtohet kryetarëve të Komunave: Mos i futni hundet aty ku nuk keni mandat

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 11:34

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alma Lama i ka bërë thirrje kryetarëve të Komunave që të mos merren me çështjet e Kuvendit të Kosovës por të merren me menaxhimet e komunave përkatëse.

Deputetja Lama ju ka thënë kryetarëve të komunave të cilët po flasin rreth situatës në të cilën gjendet politika në Kosovë që mos ti fusin hundët aty ku nuk kanë mandat sepse ka se kush të merren më këtë çështje.

“Iu bej thirrje te gjithe kryetareve te komunave qe te mos merren me punen e Kuvendit, pasi me ate pune merren deputetet, por te kryejne detyrat per te cilat jane zgjedhur, pra menagjimi i puneve komunale, si pastrimi, kanalizimet, shkollat, aktivitete kulturore e sportive etj.
Me pak fjale mos fusni hundet aty ku nuk keni mandat se ka edhe burra e gra me te mencur e te zot se ju, nese po ju duket vetja te tille!”, ka shkruar Lama. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat