Çfarë kanë të përbashkët Thaçi e Haradinaj?

Kosova

Çfarë kanë të përbashkët Thaçi e Haradinaj?

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 08:14

Rivaliteti i moçëm politikë mes kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi dhe atij të AAK-së Ramush Haradinaj, nuk i ka lënë ata pa asgjë të përbashkët. Që të dy liderët e krahut të luftës kanë edhe një të përbashkët tjetër.
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, janë kryeministrat e vetëm që janë emëruar në krye të qeverisë si rezultat i zgjedhjeve. Thaçi si fitues i zgjedhjeve, derisa Haradinaj si rezultat i një marrëveshje koalicioni me LDK-në.

Të tre kryeministrat tjerë që kanë udhëhequr me qeveritë e Kosovë që nga paslufta kanë qenë rezultat i krizave politike. Pikërisht rivaliteti i tanishëm mes Haradinajt e Thaçit kanë krijuar një krizë politike që mund të krijojë sërish një kryeministër teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat