Burim Ramadani, idenë e zarfit e quan marre të PDK-së

Kosova

Burim Ramadani, idenë e zarfit e quan marre të PDK-së

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 22:36

Burim Ramadani, anëtarë i Kryesisë së AAK-së, në një shkrim të tij aludon se idenë për zgjedhjen e një kryeministri nga zarfi, e ka lansuar PDK-ja- duke e quajtur atë edhe si një marre të saj e cila i doli në shesh.
Ja edhe reagimi i plotë i Ramadanit:
“I doli marrja PDK-së me idenë e “Zarfit”
Të dashur miq,
PDK-së i doli marrja edhe tek ideja që propaganduan për “Zarfin”.
Nuk i “dhezi” as kjo, as “kryeministrat konsensual”!
Vetëm një parti në opozitë – PDK.
Çarja e bllokut nuk i dhezi – U dëshpëruan PDK.
Blerja e deputetëve nuk i dhezi – U koriten PDK.
Propaganda e “Zarfit” nuk i dhezi – U bë hor PDK.
Votat në Kuvend nuk i ka – e ka të sigurt opozitën PDK.
Qeveri gjithëpërfshirëse nuk ka, sepse mbytet demokracia – duhet opozitë – PDKja.
Hajt tash, a keni edhe ndonjë ide të re për propagandë? Pas “Zarfit”? Çka do të del tash?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat