A mundet “zarfi” të zgjedhë “zarfin”?

Kosova

A mundet “zarfi” të zgjedhë “zarfin”?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 29 shtator 2014 Në ora: 20:29

Profesor Dr. Fadil Maloku, thotë për gazetën “Bota sot” se, nëse Presidentja pretendon se ka zgjidhjen, atëherë le të tregojë se çfarë demokracie po ndërtojmë.

Maloku thekson se, pse na u deshten zgjedhjet kur “zarfi” i Presidentës, si dhe vet produkt i zarfit na qenka zgjidhja më demokratike. Sociologu Fadil Maloku, pohon se, demokracia nuk ndërtohet me zarfa, por me vota.

“1.Nëse, Presidentja (e ZARFIT), pretendon se ka zgjidhjen (pra, ka “ZARFIN”) për ngërçin aktual politik në Kosovë, atëherë le t’i tregojë publikut të gjerë kosovar se çfarë tipi demokracie (që ne disa s’po e dimë!) po ndërtojmë si shoqëri?

2.Tjetër, përse na u deshën zgjedhjet, kur “ZARFI” i saj dhe ajo vetë (si produkt i “ZARFIT” identik) na qenkan zgjidhja më demokratike për krijimin e institucioneve KOSOVARE?

3.Demokracia, JU LUTEM s’ndërtohet me “ZARFA” por, me VOTA dhe vullnet të publikut! “ZARFAT”, si “ZARFI” i Presidentes shërbejnë si zgjidhje vetëm për shoqëritë koloniale dhe ato të parapolitike (!), që s’kanë haber për synimet dhe mundësitë e sundimit të sovranit! A jemi ne të tillët?”, thotë Fadil Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat