BE fillon procedurat për Gjykatën Speciale. EULEX mandatohet për gjykime jashtë Kosovës

Kosova

BE fillon procedurat për Gjykatën Speciale. EULEX mandatohet për gjykime jashtë Kosovës

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 19:02

Korrespondentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina sjell një raport interesant i cili edhe do të duhej të ishte një sinjali i qartë pse Kosova nuk mund të shkojë në edhe një palë zgjedhje.
Në të vërtetë siç Tuhina Raporton, Bashkimi Evropian ka mandatuar misionin e vet në Kosovë që të merret edhe me rastet që mund te procesohen për gjykim jashtë territorit të vendit. Në takimin ministror, shefët e diplomacisë evropiane morën vendim që EULEX t’i ipet mandat për të mbështetur rivendosjen e proceseve gjyqësore që do të rezultojnë nga hetimet e Task Forcës speciale të cilën e udhëhoqi prokurori amerikan Clint Williamson. Rrjedhimisht, me vendimin e sotëm hapen rrugët edhe për krijimin e Tribnunalit, ku sipas paralajmërimeve do zhvillohen gjykimet në lidhje me krimet që janë kryer sipas aludimeve të senatorit Dick Marty. Tani për themelimin e kësaj gjykate pritet edhe formimi i institucioneve të Kosovës të cilat duhet të sigurojnë edhe mbështetjen e Parlamentit për këtë Tribunal.
Pos mandatit që të veprojë edhe jashtë Kosovës, EULEX-i misioni më i madh i Bashkimit Evropian, ka marrë edhe mbështetje financiare e cila do vlejë deri në verën e vitit që vjen. Kështu ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë ndarë 55.82 milion euro për të mbuluar të gjitha aktivitetet e EULEX-it për periudhën deri më 14 qershor të vitit e të vitit që vjen.
Misioni i EULEX-it është misioni më i madh dhe më i shtrenjtë që ka pasur deri me tash BE. Zyrtarët evropianë tërheqin vërejtjen se në të ardhmen, ky mision duhet të ketë sa më shumë rol mbikëqyrës dhe këshillues ndërsa kompetencat do të duhej të kalonin tek autoritetet e Kosovës. Sidoqë të jetë, EULEX-i do të vazhdoj të ketë fuqi ekzekutive në rastet e disa krimeve të nivelit të lartë, përfundon raporti i RTK-së nga Brukseli. E qartë mjaft që edhe Kosovën e presin të njejtat obligime. Kur të jenë krijuar institucionet e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat