Ja pse Hashim Thaçi nuk mund ta drejtojë vendin!

Kosova

Ja pse Hashim Thaçi nuk mund ta drejtojë vendin!

Nga: Albulenë Muji Më: 29 shtator 2014 Në ora: 17:11

Bajram Gecaj thotë se kryeministri në largim Hashim Thaçi ka qeverisur vendin në mënyrën të keqe gjatë këtyre viteve të udhëheqjes së tij.

Qeveria e kryeministrit në largim Hashim Thaçi po cilësohet nga analistët si një nga qeveritë të cilat i kanë sjellur Kosovës dhe qytetarët të vendit jo të mira. Edhe përkundër votave të qytetarëve të cilët kanë votuar partitë të tjera të cilat nuk kanë qenë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës kjo parti ende mendon ta qeverisë vendin, madje në asnjë mënyrë nuk do të heq dorë nga qeverisja.
Por, a e dojnë këtë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë? Dihet tashmë se si i ka raportet kryeministri në detyrë Hashim Thaçi me diplomacinë ndërkombëtare. Ai nuk është i pëlqyer nga shtetet tjera evropiane, madje ka kohë që nuk ka zhvilluar vizita jashtë vendit. E fundit ishte ajo në një samit në Berlin, por duket se nuk ishte shumë shpresë dhënëse për Thaçin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat